Pse të punoni në KFC Macedonia?

Ne duam njerëz me ide të mrekullueshme dhe njerëz që ju pëlqen të buzëqeshin.
Brendi KFC është i pari kur bëhet fjalë për shërbim të pulës. Duke qenë njëri ndër zinxhirët më të mëdhenj të ushqimit, kompania posedon dhe i ka në franshizë më shumë se 22,000 restaurante në rreth 130 vende të botës. Restaurantet ofrojnë pulën e njohur të Kolonelit së bashku me disa specialitete tjera. KFC është pjesë e grupit YUM! Brands, i cili operon edhe Pizza Hut dhe Taco Bell.

KFC Macedonia sapo ka hapur 2 restaurante dhe do të hapen edhe të tjera! Pra, jemi në kërkim të kandidatëve të kualifikuar të cilët ndajnë me ne vizionin, vlerat si dhe përkushtimin tonë ndaj njerëzve tanë dhe konsumatorëve.
Ne mund të jemi të rinj, por ne jemi shumë energjik dhe pasionantë për atë që bëjmë!
Çfarë po kërkojmë ne?
Ne po kërkojmë një Udhëheqës të Operacioneve.
Kjo është një mundësi e mrekullueshme për ata të cilët duan të rriten në kuadër të njërit prej zinxhirëve ushqimorë më të mëdhenj botëror dhe të përfitojnë përvojë pune të vlefshme.
Kandidatët e suksesshëm duhet të jenë profesionalë, të sjellshëm dhe të vëmendshëm, ndërsa gjithashtu të kenë aftësinë për të punuar në një mjedis dinamik, ku vëmendja ndaj detajeve është thelbësore. Do të jeni të angazhuar që nga dita e parë dhe ju garantojmë që koha e kaluar këtu nuk do të shkojë huq.

Detyrat & Përgjegjësitë

⦁ Raporton direkt tek Menaxheri Gjeneral dhe tek departamenti i Operacioneve
⦁ Zgjedh dhe zhvillon gjithë stafin Menaxhues të Restauranteve në bashkëpunim me Mbikqyrësit e Restauranteve dhe Burimet Njerëzore
⦁ Monitoron Mbikqyrësit e Restauranteve gjatë rekrutimit, selektimit dhe trajnimit të të punësuarve për të përmbushur nevojat për staf me kohë dhe në mënyrë efektive
⦁ Ofron kontribut për të përmbushur nevojat për trajnim të efektshëm, duke monitoruar proceset e trajnimit për të siguruar trajnim cilësor dhe të vazhdueshëm
⦁ Bën vlerësimin e performancës së punëtorëve dhe zbaton procedurat disiplinore
⦁ Identifikon dhe implementon programet motivuese / incentivat për Ekipet e Restauranteve
⦁ Përkujdeset për marrëdhëniet me të punësuarit dhe zgjidh ankesat e tyre në mënyrë efektive
⦁ Punon në arritje të targetave të shitjeve dhe profitit duke i trajnuar dhe asistuar Mbikqyrësit e Restauranteve në identifikimin e mundësive të shitjes, duke implementuar planet e marketingut dhe të shitjes, si dhe duke kontrolluar kostot e punës, të produktit dhe kosto të tjera
⦁ Është përgjegjës që të gjitha auditimet dhe kontrollet e obligueshme nëpër restaurante të kryhen ashtu siç janë të përcaktuara me rregullat e KFC për siguri ushqimore dhe shëndet, duke mbajtur takime me Mbikqyrësit e Restauranteve dhe duke u siguruar që ata kryejnë auditime mujore dhe marrin veprimet e duhura
⦁ Planifikon dhe kontrollon ndryshimet në punën organizative duke hulumtuar teknologji të reja dhe metoda alternative të efiçiencës

Edukimi & Përvoja
Bachelor në biznes ose në fushë të ngjashme dhe të paktën 2 vite përvojë në fushën përkatëse është e preferueshme

Aftësitë thelbësore që kërkohen
⦁ Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi në gjuhën Maqedone, Angleze dhe Shqipe (e preferueshme)
⦁ Aftësi të fuqishme analitike dhe investiguese si dhe aftësi për të zgjidhur probleme
⦁ Aftësi për të ndërtuar dhe për të udhëhequr ekipe rajonale dhe me funksione të ndryshme
⦁ Identifikon në mënyrë proaktive mënyrat për të përmirësuar produktin dhe proceset që ndikojnë në cilësinë dhe objektivat e biznesit
⦁ Aftësi për të komunikuar efektshmërisht duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion
⦁ Aftësi për të krijuar zgjidhje taktike për objektivat strategjike
⦁ Aftësi për planifikim të proceseve, implementim dhe vlerësim të tyre

Si të aplikoni?
Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj si dhe dokumentet tjera përkatëse tek jobs@kfc-mk.com “OPS Leader”.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën Angleze.
Afati për dërgimin e aplikimeve është 04/10/2018.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët më së shumti plotësojnë kërkesat tona

Dërgo CV