Pse të punoni në KFC Macedonia?

Ne duam njerëz me ide të mrekullueshme dhe njerëz që ju pëlqen të buzëqeshin.
Brendi KFC është i pari kur bëhet fjalë për shërbim të pulës. Duke qenë njëri ndër zinxhirët më të mëdhenj të ushqimit, kompania posedon dhe i ka në franshizë më shumë se 22,000 restaurante në rreth 130 vende të botës. Restaurantet ofrojnë pulën e njohur të Kolonelit së bashku me disa specialitete tjera. KFC është pjesë e grupit YUM! Brands, i cili operon edhe Pizza Hut dhe Taco Bell.

KFC Macedonia sapo ka hapur 2 restaurante dhe do të hapen edhe të tjera! Pra, jemi në kërkim të kandidatëve të kualifikuar të cilët ndajnë me ne vizionin, vlerat si dhe përkushtimin tonë ndaj njerëzve tanë dhe konsumatorëve.
Ne mund të jemi të rinj, por ne jemi shumë energjik dhe pasionantë për atë që bëjmë!
Çfarë po kërkojmë ne?

Ne po kërkojmë një Asistent të Marketingut, i cili ka aftësi të shkëlqyera komunikimi, kreativiteti dhe organizimi, si dhe me qëndrim pozitiv.
Kjo është një mundësi e mrekullueshme për ata të cilët duan të rriten në kuadër të njërit prej zinxhirëve ushqimorë më të mëdhenj botëror dhe të përfitojnë përvojë pune të vlefshme.
Kandidatët e suksesshëm duhet të jenë profesionalë, të sjellshëm dhe të vëmendshëm, ndërsa gjithashtu të kenë aftësinë për të punuar në një mjedis dinamik, ku vëmendja ndaj detajeve është thelbësore. Do të jeni të angazhuar që nga dita e parë dhe ju garantojmë që koha e kaluar këtu nuk do të shkojë huq.

Detyrat & Përgjegjësitë (disa nga to)
⦁ Dizajnon & realizon të gjitha materialet elektronike dhe të printuara
⦁ Përkrah projektet që nga koncepti deri te kompletimi duke u mbështetur te standardet e brendit
⦁ Punon ngushtë me Menaxherin e Marketingut dhe e asiston në çdo punë që ka nevojë
⦁ Merret dhe zgjidh ankesat e konsumatorëve përmes telefonit, e-mailit, postës si dhe përmes rrjeteve sociale.
⦁ Përgjigjet shpejt në kërkesat e konsumatorëve
⦁ Shkruan artikuj që ka të bëjnë me kënaqshmërinë e konsumatorëve
⦁ Bën anketa me konsumatorë për të mbledhur të dhënat e nevojshme në mënyrë që të rritet shitja
⦁ Komunikon dhe koordinohet me departamentet e tjera të kompanisë
⦁ Asiston me aspekte tjera administrative, nëse është nevoja.

Aftësitë Kyqe që kërkohen:
⦁ Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të komunikimit
⦁ Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi në gjuhën Maqedone, Angleze dhe Shqipe
⦁ Aftësi të shkëlqyera në përdorim të rrjeteve sociale
⦁ Aftësi të shkëlqyera organizative dhe administrative
⦁ Aftësi në përdorim të software të ndryshëm për dizajn si Adobe CS6 suite (Illustrator, Photoshop)
⦁ Aftësi për të punuar i pavarur dhe në grup.

Si të aplikoni?
Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj si dhe dokumentet tjera përkatëse tek info@kfc-mk.com, me subject “Marketing Assistant”.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën Angleze.
Data e fundit e aplikimit është 03/10/2018.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët më së shumti plotësojnë kërkesat tona.

Dërgo CV